• Home
  • Premier League
  • Coutinho: Futbolli anglez më ka munguar, vetëm një gjë nuk më pëlqen

Coutinho: Futbolli anglez më ka munguar, vetëm një gjë nuk më pëlqen

Coutinho duket se ka rilindur në Premier League me Aston Villa-n. Duket se braziliani e ka lënë pas krahëve eksperiencën negative të Barcelona. Në tri ndeshjet e para me ekipin e Gerrard, ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Në një intervistë të dhënë për Sky Sports, Cou ka folur për gëzimin e tij që është kthyer në futbollin anglez: “Më mungonte Premier League dhe këtu më kanë pritur me të vërtetë mirë. Ndeshjet këtu janë shumë intensive, më pëlqen kjo lloj loje”, ka thënë ish-ylli i Barçës.

“Duhet të përshtatem përsëri, po bëj më të mirën tim në stërvitje dhe po përmirësohem për sa i takon intensivitetit. Mendoj se kjo është diferenca që më pëlqen me të vërtetë”.

Më pas ka ardhur një krahasim mes La Liga-s dhe Premier League:

“Në Spanjë luhet një futboll ndryshe. Te Barcelona ke më shumë kohë me topin, më shumë kontroll dhe këto janë gjëra të ndryshme. Megjithatë, nuk dua të jetoj në të kaluarën, jam këtu në një klub të madh dhe dua të jap maksimumin dhe të shijoj futbollin tim këtu.

“Më kanë munguar me të vërtetë ndeshjet në Premier League. Edhe personat që takoj rrugës janë me të vërtetë të sjellshëm dhe të respektueshëm. Kjo më ka munguar vërtetë. E vetmja gjë që nuk më ka munguar është klima. Është ftohtë”.

Leave A Comment