• Home
  • Premier League
  • CR7 THYEN MALLKIMIN E 2022! United rigjen veten, por legjenda angleze e kritikon: “T’i nuk je shembull sepse…”

CR7 THYEN MALLKIMIN E 2022! United rigjen veten, por legjenda angleze e kritikon: “T’i nuk je shembull sepse…”

Më në fund, Manchester United zgjodhet dhe i jep fund fund serisë prej dy barazimeve radhazi në kampionat.

Ekipi i Ralf Rangnick fitoi 2-0 në “Old Trafford” përballë Brighton, duke u ngjitur përkohësisht në vend të katërt me 43 pikë, dy më shumë se Ëest Ham!

Një natë ku ka parë edhe Cristiano Ronaldon të festojë, duke shënuar kështu golin e parë për vitin 2022 (gol i bukur ndër të tjera)
Me këtë rrjetë, portugezi shkon në 9 gola në Premier League me skuadrën e “Djajve”.

Fitore e vuajtur për vendasit, edhe pse Brighton luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 54-t.

Leëis Dunk u ndëshkua me karton të verdhë, por arbitri ndryshoi mendim pasi pa pamjet në VAR dhe largoi mbrojtësin me të kuq.

Gjithsesi, ekipi mik rrezikoi deri në fund të gjente golin e barazimit, duke goditur edhe traversën në minutën e 78-të me anë të Jakub Moder.

Takimi nisi i zjarrtë, De Gea frenoi Moder në minutën e pestë, ndërsa një minutë më vonë Jadon Sancho gaboi përballë portierit kundërshtar pas një topi të marrë nga CR7.

De Gea kreu një pritje fantastike në minutën e 39-të pas gjuajtjes me kokë të polakut Moder, me Brighton që dominoi United në çdo aspekt në fraksionin e parë të takimit.

Gjithsesi, pushimi i bëri mirë “Djajve të Kuq”, që kaluan në avantazh falë golit të Ronaldos. Edhe pse me 10 lojtarë, Brighton nuk u dorëzua dhe iu afrua barazimit, por Bruno Fernandes gjeti golin pas një kundërsulmi në minutën e shtatë shtesë, duke vulosur suksesin numër 12-të të United në kampionat.

Kritikat – Sakaq, ish-mesfushori i Manchester United (1989-1995), Paul Ince e ka cilësuar një shembull të keq për të rinjtë 37-vjeçarin e “Djajve të Kuq”. “Ne mendonim se CR7 do të ishte një shembull i mirë për të rinjtë.

Por nëse në fund të ndeshjes nxiton për t’u futur në dhomat e zhveshjes dhe nuk duartroket tifozët, atëherë shembulli yt është i keq. Pse fëmijët duhet të dëgjojnë një person që sillet në atë mënyrë?

Cristiano e nisi shumë mirë me United, por tani nuk është më lojtar i rrezikshëm për kundërshtarët dhe ja ku vjen zhgënjimi. Ai është një futbollist egoist: Ronaldo kujdeset vetëm për Ronaldon.

Nëse nuk shënon, ai nuk është i lumtur. Të gjithë duhet të flasin për Manchester United, por në fund përfundojmë duke folur për Cristiano Ronaldon”.

Leave A Comment