• Home
  • Champions League
  • Cristiano Ronaldo në fushë, mamaja e tij e “tradhton” dhe ndëshkohet keq

Cristiano Ronaldo në fushë, mamaja e tij e “tradhton” dhe ndëshkohet keq

Zemra nuk mund të komandohet, edhe kur bëhet fjalë për “dashuri futbollistike”. Për këtë mjafton të pyetet zonja Dolores Aveiro, mamaja e Cristiano Ronaldo-s, e cila ka “tradhtuar” djalin esaj për të parë Sportingun e Lisbonës në Champions League.

Teksa CR7 po luante me United kundër Brighton, mamaja e tij ka qenë në Lisbonë për të shijuar spektaklin e Kupës me veshët e mëdhenj. Ajo ka shkuar në stadium të ndjekë Sportingun, skuadrën e zemrës së saj, që ka luajtur në 1/8-at e Champions-it kundër Manchester City-t të Pep Guardiola-s.

Megjithatë, prania e zonjës Dolores nuk ka mjaftuar për të marrë një rezultat të mirë, duke parë se Sportingu është mundur me rezultatin 5-0. Një ngushëllim i vogël për Dolores ka qenë goli i shënuar nga djali i saj në tokën e angleze.

Leave A Comment