• Home
  • Premier League
  • Cristiano Ronaldo, një pështymë aksidentale ndaj shokut të skuadrës tërbon rrjetet sociale (Video)

Cristiano Ronaldo, një pështymë aksidentale ndaj shokut të skuadrës tërbon rrjetet sociale (Video)

Ai nuk shënon, Manchester United nuk fiton. Kaq do të mjaftonte për të kuptuar momentin e keq që po kalon Cristiano Ronaldo me fanellën e Djajve të Kuq.

Megjithatë, tani ka një tjetër arsye që ka shqetësuar skuadrën dhe vetë portugezin. Pas ndeshjes me Southampton-in të barazuar 1-1, ylli portugez ka qenë në qendër të një stuhie të vërtetë në rrjetet sociale për një pështymë, në dukje e pavullnetshme, ndaj shokut të skuadrës Elanga.

Siç ka shpjeguar Mirror, por siç mund të konstatohet lehtësisht në rrjetet sociale, CR7 është bërë viral për një pështymë që ka ardhur pas vërshëllimës së trefishtë. Cristiano ka goditur shokun e skuadrës, i cili duket se nuk ka kuptuar asgjë.

Gjesti është përshkruar i pavullnetshëm nga e përditshmja angleze, por janë të shumtë ata që mendojnë të kundërtën në rrjetet sociale.

Leave A Comment