Crouch: “Champions League? Anglezet favorite. Kam dy preferenca…

Kthehet Champions League dhe është koha për të bërë parashikimet se cilat skuadra do të kalojnë në çerekfinale dhe se cila do të arrijë të triumfojë në fund. Peter Crouch, ish-sulmues anglez, ka zbuluar preferencat e tij për Dailt Mail.

“Futbolli anglez po kalon një moment emocionues. Premier League dominon Europën. Dy finale të Champions League në tre vite flasin vetë. Një finale e tretë angleze mund të ndodhë edhe këtë vit. Klubet e Premier janë favoritërt për të fituar Champions-in”, ka thënë Crouch.

“Liverpool-i dhe Manchester City janë të preferuarat e mia dhe e kam të vështirë të zgjedh njërën. Edhe Chelsea, që ka fituar Botërorin për klube, ka mundsinë për të mbrojtur titullin. Manchester United është klubi i vetëm për të cilin kam dyshime”.

Crouch ka folur edhe për skuadrat që mund të jenë një rrezik për anglezet: “Bayern Munich është kërcënimi i vërtetë. Robert Lewandowski nuk fal para portës. Real Madrid? Mbetet një konkurrente e fortë, por është mbrapa në krahasim me skuadrat e lartpërmendura. Paris Saint-Germain ka lojtarët më të mirë, por nuk e di a do të jenë të bashkuar si skuadër”.

 

Leave A Comment