• Home
  • Flamurtari
  • Daja hap gjyq me Flamurtarin, i kërkon borxhin 80 mijë eurosh

Daja hap gjyq me Flamurtarin, i kërkon borxhin 80 mijë eurosh

Flamurtarit dhe Sinan Idrizit nuk i ndahen gjyqet. Klubi vlonjat i futbollit po paguan mosrespektimin e kontratave, përveç degdisjes tashmë në Kategorinë e Parë. Për të ardhur keq, sepse flitet për një emër të madh të futbollit shqiptar, që ka tronditur në Kupat e Europës edhe Partizanin e beogradit me Barcelonën. Kështu, pas disa futbollistëve, radha për të kërkuar borxhet nga kuqezinjtë i ka ardhur Ilir Dajës. Sipas “Panorama Sport”, trajneri kryeqytetas, që aktualisht është në stolin e Partizanit, kërkon jo pak, por 80 mijë euro nga Sinan Idrizi, sipas kontratës që ka pasur me të, sa drejtoi bregdetarët para dy sezonesh.

Duke qenë se klubi vlonjat nuk e ka shlyer, Daja i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF për t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje. Në fakt, mosrespektimi i kontratave e ka ndëshkuar shumë herë Flamurtarin në vitet e fundit, teksa së fundi Arinaldo Rrapaj dhe Lukas Ramos fiutuan gjyqet dhe dolën të lirë, pavarësisht se administratori Idrizi pretendonte të kundërtën.

 

Leave A Comment