• Home
  • La Liga
  • Dani Alves i zhgënjyer: Është një vendim qesharak

Dani Alves i zhgënjyer: Është një vendim qesharak

Dani Alves nuk është dakord me vendimin e Gjykatësit Sportiv spanjoll për të skualifikuar për dy ndeshje pas ndërhyrjes në dëm të Carrasco-s në sfidën e Barcelona-s së tij kundër Atlatico Madrid.

Mbrojtësi blaugrana është përgjigjur në mënyrën e tij me disa mesazhe në rrjetet sociale që nuk lënë hapësira për interpretime. “Kisha harruar si të ndëshkojnë këtu”, ka shkruar Dani Alves në një postim të parë në Tëitter.

Më pas, ai ka vazhduar: “Është qesharake të mendosh që një atlet profesionist t’i bëj keq një tjetri me dashje. Futbolli ka rreziqe, episode të tilla ndodhin dhe nuk duhet të shkojnë përtej limitit. Gjithsesi,  kërkoj edhe një herë falje Carrasco-s”.

Sipas raportit të ndeshjes, Dani Alves ka shkaktuar një faull pa qëllimin për të kapur topin dhe e ka goditur me qëllim rivalin. Federata Spanjolle e Futbollit ka zgjedhur ta dënojë Alves me dy ndeshje për këtë arsye.

Braziliani, me përjashtim të një ndryshimi të vendimit, do të mungojë kundër Espanyol (13 shkurt) dhe Valencia (20 shkurt).

Leave A Comment