• Home
  • La Liga
  • Dani Alves në “darën” 2+2, ja pse s’mund të luajë 4 ndeshjet e radhës me Barçën

Dani Alves në “darën” 2+2, ja pse s’mund të luajë 4 ndeshjet e radhës me Barçën

Komisioni i Apelit ka konfirmuar dënimin me dy ndeshje të Dani Alves për kartonin e kuq, që mori të dielën e kaluar kundër Atlético Madrid. Disiplina e kishte dënuar me këto dy ndeshje veteranin brazilian, por Barcelona e apeloi atë vendim. Tani, edhe kjo shkallë e drejtësisë sportive e ka hedhur poshtë ankesën e klubit katalanas.

Në këtë mënyrë, lojtari brazilian nuk do të mund të marrë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme të La Liga-s, kundër Espanyol-it dhe Valencia. Futbollisti dhe klubi shpresonin që Apeli të ulte sanksionin në të paktën një ndeshje dhe të mund të ishte në përballjen kundër skuadrës levantine në Valencia.

Ndodh që anësori brazilian nuk do të jetë në gjendje të luajë edhe dy ndeshjet e ardhshme të “Europa League” kundër Napolit, pasi nuk është i regjistruar në atë kompeticion. Prandaj, në dy javët e ardhshme Alves do të humbasë katër sfidat zyrtare që ka Barcelona.

Leave A Comment