• Home
  • Shqipëria
  • De Biasi “thumbon” Reja-n për Brojën dhe “zgjedh” favoriten e Serisë A

De Biasi “thumbon” Reja-n për Brojën dhe “zgjedh” favoriten e Serisë A

Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, aktualisht në drejtim të kombëtares së Azerbajxhanit, ka folur për disa tema në një intervistë të dhënë për TMW Radio.

I pyetur nëse do të kishte dashur të stërviste Brojën te Shqipëria, De Biasi ka thënë:

“Kanë një bazë të mirë mbi të cilën mund të punojnë, Reja-s i kanë shpërthyer disa lojtarë të bukur. Broja ka cilësi, ditën e kaluar ka shënuar ndaj Tottenham-it të Conte-s, është një lojtar i fortë. Po luan më pak nga sa mund të mendohej me kombëtaren”, ka thënë ish-trajneri i kuqezinjve.

Në lidhje me luftën për titull në Serinë A:

“Është një kampionat shumë tërheqës: për mua, Inter-i është absolutisht skuadra më e fortë edhe pse më pëlqejnë shumë Milan dhe Napoli dhe njëkohësisht shikoj një Juventus të rikthyer. Por jo për të fituar titullin.

“Megjithatë, e Atalanta-n i kam parë mirë, kanë marrë një djalosh të ri përpara që ka forcë dhe cilësi, di të shënojë shumë gola dhe i heq përgjegjësitë Morata-s dhe Dybala-s. Skuadra që më pëlqen ta shikoj të luajë është Milan-i, Pioli po bën një punë të madhe”.

Leave A Comment