• Home
  • La Liga
  • De Jong, lamtumirë Barcelonës? Vigjëlojnë Bayerni dhe tre gjigantë evropianë

De Jong, lamtumirë Barcelonës? Vigjëlojnë Bayerni dhe tre gjigantë evropianë

Frenkie de Jong mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës mes kësaj dhe merkatos së ardhshme. Të paktën kështu raporton “Marca”, e cila saktëson se Bayern Munich ka pasur tashmë kontakte me agjentët e holandezit.

Gjigantët bavarezë do të ishin gati t’iu paraqisnin një ofertë të rëndësishme Blaugranëve për të marrë kartonin e holandezit, duke u mbështetur pikërisht në dëshirën e tij për të ndryshuar mjedis.

Mesfushori 24-vjeçar, i cili luan në Katalonjë që nga vera e vitit 2019, është shumë i pëlqyer edhe nga Chelsea, Manchester City e Paris Saint-Germain.

Leave A Comment