• Home
  • Seria A
  • De Ligt: “I thashë diçka Malinovskyit pas golit të tij të bukur. Penallti? Jo, sepse nuk e preka me dorë…”

De Ligt: “I thashë diçka Malinovskyit pas golit të tij të bukur. Penallti? Jo, sepse nuk e preka me dorë…”

Një mur. Dy herë ai bllokoi tentativat e kundërshtarëve të tij pa dështuar. E kemi fjalën për De Ligt, mbrojtësin holandez të Juves, i cili në pjesën e parë e shpëtoi rezultatin. Mungoi Zapata, por nuk munguan vështirësitë për De Ligt ndaj Boga dhe Muriel, sado të kufizuara. Vetëm një e metë në lojën e tij: faulli nga i cili rezultoi goli  i Malinovskyit.

De Ligt i komenton me modesti dy ndërhyrjet në pjesën e parë: “Faleminderit për komplimentet. Mur? Jo, po e bëj punën time për te mbrojtur fort. Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por mbi të gjitha shumë e bukur për tifozët. Skuadrat donin të fitonin, ne dhe disa prej tyre patëm disa mundësi.

Në fund jemi të dy pak të zhgënjyer sepse kemi humbur dy pikë, por ky është futbolli”. Ai pranon: “Jam i zhgënjyer sepse kur ndalova Malinovskyin, doja të kapja topin, por mora pak topin dhe pak atë. Në fund i thashë: si arrite të shënosh nga 30 metra?”.

Asnjë top me dorë në gjuajtjen e Boga-s. De Ligt thotë pas ndeshjes: “Më goditi në trup. Në fakt, u qetësova menjëherë sepse e ndjeva topin aty”. Ai shton: “Vlahovic është shumë i rëndësishëm për ne, jo vetëm për shkak të karakteristikave të tij si golashënues, por sepse ai e ndihmon shumë ekipin. Alvaro po luan shumë më mirë në pozicionin e tij të ri, Dybala ka me kë të luajë një-dy. Ai shënon shumë gola, por edhe e ndihmon shumë ekipin tonë”.

Fjala Scudetto është gjithashtu tabu për të: “Sot ishte e rëndësishme sepse përballeshim me një ekip shumë afër nesh në renditje. Mendojmë të jetojmë ndeshje pas ndeshjeje, mendojmë vetëm për të fituar”.

Leave A Comment