• Home
  • Formula 1
  • Debuton në Formula 1, piloti do të mbajë nr.24 në nder të Bryant

Debuton në Formula 1, piloti do të mbajë nr.24 në nder të Bryant

Guanyu Zhou është piloti i parë kinez që do të marrë pjesë në botërorin e Formula 1. Sezonin e ri do të garojë me skuadrën Alfa Romeo Racing. Ai ka vendosur të mbajë numrin 24, në nder të ish-basketbollistit Kobe Bryant.

22-vjeçari kinez shpjegon zgjedhjen e bërë: “Bryant është një burim frymëzimi për mua. Ajo që më ka befasuar gjithnjë është etika profesionale që ai kishte. Edhe pse ishte më i miri në NBA ai vazhdonte të punonte për t’u përmirësuar”.

Zhou ka zënë vendin e Antonio Giovinazzi te makina Alfa Romeo, ndërkohë që shok skuadre do të ketë veteranin finlandez Valtteri Bottas.

Leave A Comment