• Home
  • Bundesliga
  • Deklarata befasuese |”Nuk na intereson Haaland, kemi sulmuesin më të mirë në botë”

Deklarata befasuese |”Nuk na intereson Haaland, kemi sulmuesin më të mirë në botë”

Xhiro e fushës e bërë nga Erling Haaland në fund të ndeshjes së fituar nga Borussia Dortmund në Greuther Furth iu duk shumëkujt si përshëndetja e sulmuesit norvegjez për publikun e tij, sikur ai do të bënte një transferim tashmë në janar.

Një eventualitet që duket shumë i largët dhe që ende duket më pak i mundshëm se lamtumira verën e ardhshme: që duket vërtet e pashmangshme!

Qoftë në janar apo qershor, sulmuesi 21-vjeçar – i cili ka realizuar 76 gola në 75 ndeshje që kur mbërriti në Dortmund – do të largohet nga klubi Ruhr për t’iu bashkuar një ekipi të nivelit të lartë. Monstruoze është kostoja që do të ketë i gjithë operacioni, duke kaluar totalin prej 200 milionë eurosh, duke përfshirë çmimin, rrogën dhe komisionet për të atin dhe për Mino Raiola.

Klubet që mund të përballojnë Haaland janë shumë të pakta, mjerisht asnjë nga Seria A.

Megjithatë, ka edhe nga ata që absolutisht nuk duan të konkurrojnë për ta marrë norvegjezin në shtëpi, pavarësisht se ai i përket rangut të klubeve më të mira të botës. Ky është rasti i Bayern Munichut, i cili me gojën e presidentit Herbert Hainer del qartë nga ankandi:

“Ne nuk jemi të interesuar për Haaland, ne kemi Robert Lewandowski, sulmuesin më të mirë në botë”.

Një pozicion i kuptueshëm, duke qenë se edhe në rastin e polakut bëhet fjalë për një super bomber, të cilit i është dhënë nga France Football çmimi si sulmuesi më i mirë i vitit 2021 në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë.

Lewandowski, megjithatë, është 33 vjeç, 12 më shumë se Haaland, por kjo nuk e shqetëson aspak Bayernin: “Roberti do të luajë në të njëjtin nivel edhe për disa vite të tjera – shpjegon Hainer – Jemi shumë të lumtur që e kemi, sepse ai është një garanci absolute e golave. Ai e di se unë dhe të gjithë ata që janë në krye të klubit e vlerësojmë shumë, e kemi thënë shumë herë”.

Në fund të fundit, vetëm shikoni golashënuesit më të mirë të Bundesligës për këtë vit për të gjetur Lewandowski në pozitën e parë me 19 gola, përpara Schick (16) dhe Haaland (13).

Prandaj norvegjezi nuk do të qëndrojë në Bundesligë, as nuk do të shkojë ndoshta te Barcelona, duke pasur parasysh vështirësitë aktuale financiare të klubit katalanas: Real Madridi dhe dy skuadrat e Mançesterit mbeten, veçanërisht City, edhe nëse United mund të mburret me faktin se trajneri aktual – dhe konsulenti i ardhshëm – Ralf Rangnick ka pasur gjithmonë një linjë të drejtpërdrejtë me babain e lojtarit që kur ishte drejtor sportiv i Red Bull dhe mbikëqyrte transferimin e Haaland nga Molde te Salzburg në 2018.

Sa i përket PSG-së, shumë do të varet nga vendimi i Mbappe për të qëndruar apo jo në Paris: në rast lamtumire, ka të ngjarë që Leonardo të bie në dashuri edhe me norvegjezin me argumentet e forta që i jep fondi sovran i pasurisë së Katarit…

Leave A Comment