• Home
  • Kupa e Botës
  • Del audio e Argjentinë-Brazil, pezullohen pa afat arbitri dhe VAR (VIDEO)

Del audio e Argjentinë-Brazil, pezullohen pa afat arbitri dhe VAR (VIDEO)

Audio e bisedës mes arbitrit të Argjentinës-Brazil, Andres Cunha, dhe asistenti në VAR, Esteban Ostojich, është publikuar nga CONMEBOL.

Të dy janë pezulluar pa afat për shkak të gabimit për të mos ndëshkuar me karton të kuq Nicolas Otamendi-n për goditjen me bërryl ndaj Raphinha-s.

Në audio, Ostojich i ka thënë Cunha-s se kontakti ka ndodhur mes “parakrahut të Otamendit dhe fytyrës, me një forcë mesatare”, dhe për rrejdhojë “meriton vetëm një të verdhë”.

Më pas është bërë kontrolli për të parë nëse ishte penallti, por kontakti ka ndodhur jashtë zonës së rreptësisë.

Leave A Comment