• Home
  • Seria A
  • Del një futbollist i sinqertë, Gosens: 25 milionë për mua? Nuk mendoj se vlej kaq shumë para

Del një futbollist i sinqertë, Gosens: 25 milionë për mua? Nuk mendoj se vlej kaq shumë para

Robin Gosens ishte protagonisti i një prej marrëveshjeve të mëdha të merkatos së fundit të janarit, duke kaluar nga Atalanta tek Interi në formë huazimi, me detyrimin e blerjes nga zikaltrit për 25 milionë euro, plus 3 bonuse. Anësori gjerman foli për kalimin e tij në Milano dhe vlerën e tregut që iu njoh:

“Jam i bindur se si person nuk mund të vlej kaq shumë para. Si Robin Gosens nuk mund t’iu them se unë kushtoj 25 milionë euro, ndërsa një tjetër më pak. Gjithsesi, ky është tregu dhe në këtë kontekst kam një vlerë si futbollist, jam lojtar i kombëtares dhe mendoj se kam bërë paraqitje të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit. Si rezultat, me sa duket ia vlejnë këto para”.

Për formulën e kalimit tek Interi, ai shtoi: “E di që do të jem në huazim për 6 muaj dhe më pas Interi do të ketë mundësinë e blerjes. Mendoj se është thjesht një mënyrë për të ndarë pagesën në atë mënyrë që të kënaqen të dyja klubet, në Itali kjo është bërë zakon”.

Gosens foli edhe për transferimin befasues të Niklas Sules, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Munich për të shkuar falas te Borussia Dortmund: “Për sa i përket stilit të lojës, ai është një nga mbrojtësit më tërheqës në botë. Është një humbje e madhe për Bayernin dhe një fitore për Dortmundin. Rrjedhimisht, kjo zgjedhje e bën emocionuese luftën për titullin gjerman”.

Leave A Comment