• Home
  • La Liga
  • DERBI KATALANAS | De Jong shmang turpin në 96′, Pique me të kuq! Araujo provokon keq Espanyol (VIDEO)

DERBI KATALANAS | De Jong shmang turpin në 96′, Pique me të kuq! Araujo provokon keq Espanyol (VIDEO)

Barcelona shmang humbjen në derbin katalanas kundër Espanyolit ne minuten e 96-të!

“Blaugranat” barazuan 2-2 në “Cornella”, duke zhvlerësuar në njëfarë mënyrë atë fitore të madhe që arritën përballë Atleticos së Madridit.

Dy pikë të humbura në limitet e kohës shtesë nga skuadra e Keidi Bares. Nuk nisi mirë ndeshja derbi për Espanyolin, që u ndëshkua që në minutën e dytë me gol. Një krosim perfekt e Jordi Albas nga e majta gjeti këmbët e Pedrit, i cili bëri më të mirë, duke e shtyrë topin drejt rrjetës.

Një gol që i dha përparësi Barcelonës në aspektin psikologjik dhe nervozoi lojtarët e Espanyolit.

Në minutën e 23-të, pas disa përplasjeve të forta gjatë lojës, Keidi Barë ndërhyri fort në këmbët e Araujos, duke mos i lënë zgjidhje tjetër kryesorit, që i tregoi menjëherë kartonin e verdhë. Momenti tensioni në fushë për disa çaste, por më pas loja vijon normalisht.

Gjithsesi, në fund të pjesës së parë, Darder i Espanyolit realizoi një gol shumë të bukur nga jashtë zonës, duke barazuar rezultatin.

Por nuk ishte kjo fjala e fundit për vendësit. Në minutën e 66-të, pak pasi Bare ishte zëvendësuar, de Thomas përmbysi shifrat në 1-2.

Për minuta të tëra Barcelona nuk kishte qartësi në lojën e saj sulmuese, edhe pse Xavi kishte hedhur në fushë edhe Aubameyangun. Golin që shpëtoi Barçën nga turpërimi e shënoi në minutën e pestë shtesë Luuk de Jong, i cili zëvendësoi Pedrin pak sekonda para e të mbyllej koha e rregullt.

Një pikë që u festua si fitore nga “blaugranat”, teksa pak minuta perpara Pique doli me te kuq ne diten kur kaloi Pyuol me paraqitje. Nje grindje me kundershtarin Ribaudo ishte vendimtare… Araujo, ne ate moment, humbet toruan dhe i drejtohet stolit te Espanyol me dy gishta, duke i kujtuar renien ne kategorine e dyte…

Leave A Comment