• Home
  • Seria A
  • Di Canio parashikon superndeshjen: Liverpool, kundërshtari më i keq për zikaltrit

Di Canio parashikon superndeshjen: Liverpool, kundërshtari më i keq për zikaltrit

Paolo Di Canio ka folur në faqet e “Tuttosport” për superndeshjen mes Interit dhe Liverpool-it në 1/16 të Champions-it. Sipas ish-sulmuesit, Liverpool është rikthyer në formë, por Interi i Inzaghit ka disa shpresa për t’ia dalë me Dzeko, i cili do të duhet të jetë i mirë në uljen e topave për një mesfushor, i cili do të duhet të hapë lojën i pari.

“Reds”, megjithatë, po ecin mirë dhe “janë kthyer ato të dy-tri viteve më parë”. Interi ishte i pafat në shortin e këtij raundi, që e kishte çiftuar më parë me Ajax, por gafat bënë që goglat të përziheshin përsëri. Herën e dytë, zikaltrit “peshkuan” skuadrën e Jurgen Klopp.

Sikurse dihet, nuk do të jetë Barella, një mungesë e rëndë për Inzaghin. Ish-sulmuesi italian shton: “Nicolò është prototipi i mesfushorit ideal për t’i bezdisur të kuqtë. Për eksperiencën mendoj se Vidal do ta zëvendësojë. Shpresoj që kiliani të jetë “top” në mbrëmje.

Me Barella në përbërje, Interi do të kishte 5% më shumë shanse për të pasur sukses”. Sulmues do të jetë Dzeko, me njërin mes Lautaro dhe Sanchez në krah të tij. Për Di Canio, pavarësisht hierarkive të brendshme të Inzaghit, do të startohet me Dzeko-Lautaro, pastaj do të shfrytëzohet kileni në gjysmën orën e fundit.

Për Di Canio është e vërtetë se “Liverpool ishte rivali më i keq, që mund t’i binte Interit në short. Zikaltrit kanë 40% shanse përkundrejt 60% të kundërshtarit për t’u kualifikuar”.

Leave A Comment