• Home
  • La Liga
  • Diego Simeone i pashpirt, detyron lojtarin të vazhdojë lojën i dëmtuar: e humbet 2 muaj! (VIDEO)

Diego Simeone i pashpirt, detyron lojtarin të vazhdojë lojën i dëmtuar: e humbet 2 muaj! (VIDEO)

Trajneri apo njeriu i dymbëdhjetë në fushë? Vështirë të thuhet, kur trajneri në fjalë është Diego Simeone. Të paktë janë ata që arrijnë të tërheqin skuadrën dhe tifozët si ai gjatë ndeshjeve, të përjetuara me intensitet të jashtëzakonshëm.

Shpesh dhe me dëshirë, Cholo është një luan i vërtetë në kafaz, gjithashtu i aftë për të dhënë shfaqje në stol. Megjithatë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit, duke gjykuar nga ky sezon zhgënjyes i deritanishëm: 17 pikë prapa kushërinjve të Realit në krye të renditjes në La Liga.

Kritika të tjera për të erdhën pas nokautit të rëndë në Barcelonë, në ndeshjen e fundit të ligës, dhe jo vetëm për humbjen.

Në fakt, një episod kurioz e pa trajnerin si protagonist në ndeshjen finale të Camp Nou, kur skuadra e tij nën dy gola dhe në epërsi numerike pas të kuqit te Dani Alves, tentoi të rikthehej në lojë.

Nënshkrimi i ri i dimrit Daniel Wass, në debutimin e tij me Atletico Madrid, pati më të keqen pas një përplasjeje me Ferran Torres. Ish-lojtari i Valencia mbeti jashtë fushës, shumë i lënduar në gjurin e djathtë, duke marrë trajtim nga stafi i tij mjekësor.

Simeone, si gjithmonë i irrituar dhe ne tension pranë pankinës së tij, iu afrua lojtarit të tij dhe pa u shqetësuar veçanërisht për gjendjen e tij, i bëri shenjë që të ngrihej në këmbë për sulmin e fundit…

Nga fjalët më pas argjentinasi kaloi te faktet dhe pasi e mori për dore Wass-in, e ngriti në peshë, pavarësisht shprehjes së dhembshme të lojtarit, duke e inkurajuar të kthehej në fushë.

Dhe lojtari, edhe pse çalë, u rikthye, edhe nëse pas disa sekondash ndjeu edhe më shumë dhimbje. Pas prekjes së topit, Wass u rrëzua sërish në fushë, duke konfirmuar seriozitetin e dëmtimit.

Pavarësisht gjithçkaje, lojtari ka mbetur në fushë, pasi pak më vonë ka mbërritur edhe fundi! Ndjenja është se gjesti i Simeones rrezikoi të komplikojë më tej gjërat dhe kushtet e danezit tashmë të dëmtuar.

Sot erdhën rezultatet e testeve të cilave iu nënshtrua nënshkrimi i ri i Atletico Madridit, të cilat vërtetuan seriozitetin e dëmtimit: U raportua për një ndrydhje të shkallës së dytë të ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të djathtë.

Kohët e rikuperimit duhet të jenë rreth 8 javë ose dy muaj. Një goditje për Simeonen, i cili herën tjetër do të mendojë dy herë përpara se të ftojë një lojtar të dëmtuar të kthehet shpejt në fushë…

Leave A Comment