• Home
  • Moto GP
  • Divorci surprizë, Yamaha bën gati lamtumirën me pilotin spanjoll

Divorci surprizë, Yamaha bën gati lamtumirën me pilotin spanjoll

Maverick Vinales dhe Yamaha janë në prag-divorci. I ardhur me shumë bujë në vitin 2017, piloti spanjoll nuk ka mundur të fitojë asnjë titull me motorin spanjoll. Marrëdhënia mes palëve duket se po shkon drejt fundit më herët nga parashikimi.

Kohët e fundit, piloti është ankuar disa herë për motorin, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës, Fabio Quartararo, po bë një paraqitje më të mirë dhe kryeson renditjen e MotoGP. Këto akuza duket se kanë sjellë krisjen mes palëve.

Paraqitja me hope e spanjollit ka sjellë këtë situatë dhe mediat spanjolle (AS dhe Marca) konfirmojnë një divorc në fund të sezonit. Pritet që Vinales, 26 vjeç, të shkojë te rivalët e Aprilia, që kërkojnë një pilot me përvojë.

Leave A Comment