• Home
  • Tenis
  • Djokovic 24 orë i lirë në Australi, qeveria merr nesër vendimin përfundimtar

Djokovic 24 orë i lirë në Australi, qeveria merr nesër vendimin përfundimtar

E përditshmja australiane “Sydney Morning Herald” ka bërë me dije se vendimi përfundimtar për tenistin serb Novak Djokovic do të merret ditën e martë. Edhe pse gjykata e Melburnit vendosi që numri 1 në botë të luajë në grand slam të Australian Open (nis më 17 janar), situata mund të ndryshojë orët në vijim.

Qeveria australiane kishte katër orë për të vendosur nëse do ta mbante Djokovic të izoluar në hotelin për emigrantë (aty qëndroi 4 ditë) apo jo, por ky afat ka kaluar. Kështu që, tenisti është për momentin i lirë të luajë dhe stërvitet.

Megjithatë, Ministri i Emigracionit të Australisë, Alex Hawke mund të ndërhyjë dhe të ri-anulojë vizën e tenistit serb. Ky vendim do të merret nesër (të martën), duke bërë që Djokovic të qëndrojë edhe 24 orët e ardhshme në Melburn. Këtë herë natën do ta kalojë i lirë në një apartament dhe jo në hotelin për emigrant.

Mediat australiane kanë zbuluar bisedën e Djokovic me zyrtarët e kufirit në aeroport. Pyetjes së policit nëse është i vaksinuar, tenisti iu përgjigj negativisht: “Jo, nuk e kam kryer vaksinën anti-Covid”. Siç dihet, në Australi duhet të jesh i vaksinuar që të hysh dhe luash në evente sportive.

Leave A Comment