• Home
  • Tenis
  • Djokovic fiton betejën, mund të luajë në Australian Open, qeveria del kundër

Djokovic fiton betejën, mund të luajë në Australian Open, qeveria del kundër

Gjykata e Melburnit ka vendosur që tenisti serb Novak Djokovic të luajë në grand slam të Australian Open (nis më 17 janar). Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm (me orën shqiptare). Kështu, numri 1 në botë për meshkuj do të ketë mundësi të mbrojë titullin fituar një vit më parë.

30 minuta pas vendimit të gjykatës, Djokovic ka lënë hotelin ku ndodhej në izolim prej 5 ditësh (hotel për emigrantë apo persona që kanë probleme me lejen e qëndrimit) dhe ka marrë sendet personale që i ishin sekuestruar. Madje ai mund të nisë që sot stërvitjen.

Gjithsesi, çështja ende nuk është e mbyllur, pasi qeveria australiane mund të anullojë këtë vendim, duke i tërhequr sërish pasaportën tenistit serb. Siç dihet, Djokovic nuk e ka kryer vaksinën anti-Covid, e detyrueshme për të hyrë në Australi dhe luajtur në turnetë.

Vendimin do ta apelojmë“, thanë funksionarët e qeverisë.

Tenisti ka siguruar një “leje mjekësore” për të luajtur, ndërkohë që avokatët e tij konfirmuan se ai ishte infektuar më 16 dhjetor. Funksionarët e shtetit mund të marrin vendimin për ta anulluar lejen e dhënë nga gjykata, pasi mungon dokumentacioni i duhur.

Leave A Comment