• Home
  • Tenis
  • Djokovic hakmerret ndaj Medvedev, triumfon në turneun Masters të Parisit

Djokovic hakmerret ndaj Medvedev, triumfon në turneun Masters të Parisit

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi turneun Masters të Parisit, duke mundur 2-1 në finale rusin Daniil Medvedev (suksesi i pestë sezonal). Një hakmarrje për Djokovic, pas humbjes në finalen e US Open dy muaj më parë.

Medvedev e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar 6-4 setin e parë, por më tej vjen përmbysja e Djokovic, që fiton dy setet e tjera 6-3, 6-3 dhe krejt takimin 2-1. Një ndeshje që zgjati 2 orë e 15 minuta.

Për serbin ky është triumfi i gjashtë në turneun e Parisit, suksesi nr.37 në një turne Masters dhe trofeu nr.86 në karrierë. Falë këtij rezultati, Djokovic do ta mbyllë vitin 2021 si “numri 1 në botë” për të shtatën herë në karrierë, rekord.

Leave A Comment