• Home
  • Tenis
  • Djokovic mbrohet pas akuzave për mashtrim: Kam gabuar, faji i agjentit tim

Djokovic mbrohet pas akuzave për mashtrim: Kam gabuar, faji i agjentit tim

Novak Djokovic ka pranuar se ka patur një gabim në përpilimin e dokumentacionit të emigrimit që është dorëzuar në Melburn, në momentin që ai ka mbërritur në Australi. Ka qenë vetë tenisti serb që ka pranuar gabimin përmes një komunikate të bërë publike nga ai në rrjetet sociale. Ai ka shtuar se agjenti i tij ka bërë një gabim në lidhje me udhëtimet e tij të fundit para mbërritjes në Melburn.

Agjenti im kërkon ndjesë në mënyrë të sinqertë për gabimin e bërë. Ky është një gabim njerëzor. Gjithsesi, stafi im i ka dhënë informacione shtesë qeverisë australiane për të sqaruar çështjen”, u shpreh Djokovic, pas akuzave për informacion të rremë nga ana e tij. Kjo bëri që Ministria e Emigrimit në nisë hetimet për deklaratë false nga ana e numrit 1 në botë për meshkuj në tenis.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me tenistin serb, nëse do të luajë në Australian Open apo jo. Pasi qëndroi 4 ditë i izoluar në një hotel për emigrantë, Djokovic (i pavaksinuar) fitoi në gjykatë të drejtën për të qenë i lirë dhe të luajë në këtë grand slam. Gjithsesi, qeveria australiane ka deklaruar se mund të anullojë lejen e qendrimit që dha gjkykata dhe pritet nga ora në orë që të merret një vendim përfundimtar.

Leave A Comment