• Home
  • Tenis
  • Djokovic ngre “flamurin e bardhë”, tërhiqet nga Indian Wells

Djokovic ngre “flamurin e bardhë”, tërhiqet nga Indian Wells

Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, ende nuk e ka kaluar zhgënjimin e humbjes në finalen e US Open. Ai nuk luan prej një muaji dhe sot ka vendosur të mos zbresë në fushë as në grand slam të Indian Wells, që nis javën e ardhshme.

Tenisti serb ka kërkuar më shumë kohë për të rikuperuar, ndërkohë që ende është e paqartë nëse do të luajë më këtë sezon apo jo. “Më vjen keq që nuk do të kem mundësi të përshëndes mbështetësit e mi në Indian Wells”, tha Djokovic.

Më vjen keq që nuk do të luaj në shkretëtirë, vendi im i preferuar. Shpresoj të shihemi vitin tjetër”, tha më tej Djokovic. Në këtë turne nuk do të jenë as Roger Federer, Rafael Nadal e Dominic Thiem, të gjithë të dëmtuar.

Leave A Comment