• Home
  • Tenis
  • Djokovic pro anullimit të eventeve në Kinë, replika: Çështje e politizuar

Djokovic pro anullimit të eventeve në Kinë, replika: Çështje e politizuar

Çështja e tenistes kineze Shuai Peng ka mobilizuar të gjithë komunitetin e tenisit, që kërkon më shumë informacione për fatin e saj. Ai që ka folur sot është numri 1 në botë për meshkuj, serbi Novak Djokovic. Ai mbështeti vendimin e WTA, për anullimin e eventeve në Kinë.

Shëndeti i tenistes është më i rëndësishëm se çdo gjë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një teniste, pasi ajo mund t’i ndodhë kujtdo. Ndaj e mbështes vendimine WTA, pasi nuk kemi shumë informacion për Shuai Peng”, tha Novak Djokovic.

I menjëhershëm reagimi i qeverisë kineze, përmes ministrit të jashtëm, Wang Wenbin: “Kina kundërshton fort vendimin e marrë për anullimin e evente të tenisit në këtë vend. Kjo çështje po polititzohet dhe tenistët nuk duhet të përfshihen”.

Leave A Comment