• Home
  • Tenis
  • Djokovic regjistrohet në Indian Wells, rrezikon të ketë fatin e Australisë

Djokovic regjistrohet në Indian Wells, rrezikon të ketë fatin e Australisë

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, do të luajë për herë të parë këtë vit në turneun e Dubai, pas 10 ditësh. Gjithsesi, e ardhmja e tij është ende në dilemë. Ai është regjistruar në turneun Masters të Indian Wells (nis më 10 mars në Amerikë), por prania e tij aty është e paqartë.

Shkak është vaksina anti-Covid, të cilën Djokovic nuk e ka kryer, çka solli edhe përjashtimin e tij nga Australia, pak orë para fillimit të grand slam-it. Turneu i Indian Wells ka publikuar një njoftim se për të marrë pjesë duhet që tenistët të kenë kryer vaksinën anti-Covid.

Për pasojë, ai mund të mos lejohet të luajë në këtë turne Masters, pasi ende nuk është vaksinuar. Edhe mjaft turnë të tjerë Masters apo grand slam e kanë bërë të detyrueshëm kryerjen e vaksinës, ndaj karriera e Djokovic është në dilemë. Ai rrezikon të humbasë edhe kreun e renditjes botërore.

Leave A Comment