• Home
  • Tenis
  • Djokovic rikthehet me fitore pas 2 muajsh pushim: Kisha një ngërç psikologjik

Djokovic rikthehet me fitore pas 2 muajsh pushim: Kisha një ngërç psikologjik

Tenisti serb Novak Djokovic është rikthyer në fushë dy muaj pas humbjes në finalen e US Open, ku dështoi në momentin e fundit të shkruante historinë e këtij sporti. Për numrin 1 në botë rikthimi erdhi në turneun Masters të Parisit, ku në raundin e dytë mundi 2-1 hungarezin Marton Fucsovics.

Ishte një moment i vështirë, por mezi e prisja rikthimin pas 2 muajsh pushim. Kam punuar fort për t’u përgatitur për këtë moment delikat. E dija që kjo ndeshje do të ishte e vështirë, pasi më duhej të përballesha me një rival të fortë dhe me një ngërç psikologjik”, tha Djokovic.

Objektivi im është të luaj sa më shumë deri në fund të këtij viti. Sa më shumë ndeshje luaj aq më të lehtë do ta kem për të fituar një trofe. Kam kaluar edhe më parë situata të tilla dhe e di që mund të përmirësohem ende për sfidat e fundit sezonale”, u shpreh Novak Djokovic.

Leave A Comment