• Home
  • Tenis
  • Djokovic rrezikon të mos luajë në Australian Open për shkak të vaksinës

Djokovic rrezikon të mos luajë në Australian Open për shkak të vaksinës

Tenisti serb Novak Djokovic rrezikon të mos luajë në grand slam të Australian Open që zhvillohet në janar të 2022-shit (turne që e ka fituar 9 herë). Numri 1 në botë nuk është vaksinuar ende, ndërkohë që po përvijohet gjithnjë e më shumë ideja se në grand slam që zhvillohet në Melburn do të luajnë vetëm tenistët e vaksinuar.

Në shtetin e Victoria, ku ndodhet edhe Melburn, është i detyrueshëm vaksinimi për të marrë pjesë në evente sportive për të gjithë sportistët profesionistë. Kjo mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin edhe për të marrë pjesë në Australian Open, megjithëse për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtar.

Todd Woodbridge, drejtori i Australian Open, tha: “Nëse Novak dëshiron të luajë në këtë turne, më sa duket i duhet të vaksinohet. Ai është kampioni në fuqi, fitues i 20 grand slam dhe do të ishte mëkat ta humbiste këtë turne për shkak të vaksinës anti-Covid. Do të ishte një zhgënjim për të gjithë”.

Leave A Comment