• Home
  • Tenis
  • Djokovic stërvitet në Spanjë, Australian Open duket një mirazh

Djokovic stërvitet në Spanjë, Australian Open duket një mirazh

Sezoni 2022 ende nuk ka nisur për tenistin serb Novak Djokovic, që aktualisht ndodhet në Spanjë, në Marbella, duke u stërvitur më stafin e tij. Ai vendosi të mos luajë në turneun ATP Cup (turneu i kombëtareve që po zhvillohet në Sidney), duke u tërhequr në momentin e fundit nga ky event.

Ndërkohë që, në dilemë është prania e tij në grand slam të Australian Open, pasi nuk është i vaksinuar, kusht ky për të marrë pjesë. Ai është kampion në fuqi dhe numri 1 në botë, por ende nuk dihet nëse do të luajë apo jo, ndërkohë që grand slam i Australian Open nis pas dy javësh (17 janar).

Leave A Comment