• Home
  • Tenis
  • Djokovic tërhiqet nga ATP Cup, në dilemë edhe për Australian Open

Djokovic tërhiqet nga ATP Cup, në dilemë edhe për Australian Open

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, nuk do të luajë me kombëtaren e vendit të tij në turneun ATP Cup, që zhvillohet në Sidney (Australi), në ditët e para të vitit tjetër. Lajmin e konfirmuan mediat serbe, që thanë se Djokovic është tërhequr nga ky turne, ku fillimisht ishte përfshirë në ekipin kombëtar të vendit të tij.

Djokovic ndodhet ende në Beograd, ku po stërvitet dhe nuk dihet nëse kjo mungesë në ATP Cup do të ndikojë në Australian Open apo jo. Grand slam i parë i madh i vitit 2022 zhvillohet në Melburn, shtet ku është e detyrueshme vaksina anti-Covid për të marrë pjesë. Për pasojë, ende nuk dihet nëse tenisti serb, kampion në fuqi në Australian Open, do të jetë në këtë turne apo jo.

Leave A Comment