• Home
  • Kupa e Botës
  • “Do të jetë një betejë”, CR7 paralajmëron rivalët: Do të ishte e trishtë po të ndodhte

“Do të jetë një betejë”, CR7 paralajmëron rivalët: Do të ishte e trishtë po të ndodhte

Gjatë një intervistë të dhënë për ESPN Brasil, Cristiano Ronaldo ka folur për Botërorin e ardhshme dhe për playoff-et që do të luajë Portugalia për të siguruar një vend në Katar 2022.

“Do të ishte shumë e trishtë nëse nuk do ta arrinim objektivin tonë, që është pjesëmarrja në Kupën e Botës, por besoj se do t’ia dalim”, ka thënë Cristiano Ronaldo.

“Në futboll dhe në jetë kalojmë momente të vështira, por diferencën e bën aftësia për t’u ngritur përsëri në këmbë.

“E dimë se na presin beteja të vështira, në fillim kundër Turqisë dhe më pas, nëse do të fitojmë, ndoshta kundër Italisë. Në mars do të jemi gati, do të jetë një betejë”.

Leave A Comment