• Home
  • Bundesliga
  • “Do të largohet nga Dortmund”, idhulli i Halaand zbulon të ardhmen e norvegjez: Më ka thënë se i pëlqen…

“Do të largohet nga Dortmund”, idhulli i Halaand zbulon të ardhmen e norvegjez: Më ka thënë se i pëlqen…

Ka qenë një meteor te Napoli, por edhe idhulli i një prej sulmuesve më të fortë aktualisht në qarkullim.

Po flasim për Michu-n, drejtori aktual sportiv i Burgos, i cili ka folur pikërisht për Erling Haaland dhe të ardhmen e norvegjezit në një intervistë të dhënë për Cadena Ser.

“E kam takuar Haaland dhe kam folur me të. Mendoj se nuk do të vazhdojë të luajë te Borussia Dortmund. Më ka dhënë ndjesinë se është në kërkim të një projekti sportiv afatgjatë, një skuadre të fortë, më ka thënë se i pëlqen Spanja”, ka thënë Michu.

“Mendon më shumë për projektin sportiv sesa për aspektin ekonomike. Nëse Mbappe do të shkojë te Real Madrid, besoj se Barcelona do të ishte një opsion shumë i mirë për të”.

Leave A Comment