Donadoni: Italia? Ky është defekti më i madh…

Barazimi i dyfishtë me Zvicrën dhe Irlandën e Veriut kanë ndëshkuar Italinë që të shkojë në fazën playoff për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2022.

Një situatë që Roberto Donadoni, ish-trajneri i axurrëve, e ka komentuar në një intervistë të dhënë për La Repubblica:

“Nuk është një katastrofë, skuadra është e fortë dhe do të luajë shanset e saj ndaj kundërshtarëve me një dëshirë po aq të madhe për të shkuar në Botëror”, ka thënë Donadoni.

“Portugalia është në të njëjtën situatë si ne dhe refuzoj të mendoj se duhet ta shmangim: do të ishte një shenjë dobësie. Dëshira për revansh duhet të na bëjë të mendojmë se mund të mposhtim këdo”.

Më pas, Donadoni ka zbuluar defektin e Italisë: “Na ka munguar agresiviteti dhe cinizmi. Kam vënë re një gjendje fizike më inferiore në krahasim me të kaluarën”.

Leave A Comment