• Home
  • Tenis
  • Dorëzohet Federer: S’kam shanse të fitoj sërish, çdo ndeshjes bonus për mua

Dorëzohet Federer: S’kam shanse të fitoj sërish, çdo ndeshjes bonus për mua

Viti 2021 nuk ka shkuar ashtu sikurse dëshironte Roger Federer, që rikthehej në fushë pas 13 muajsh pushim. Pas eliminimit nga grand slam i Wimbledon, tenisti zviceran, tashmë 40 vjeç, ka marrë sërish një pushim të gjatë, për t’u rikthyer vitin tjetër.

Ish-numri 1 në botë qëndron me këmbë në tokë kur flet për të ardhmen. “Në këto momente të jetës time e kuptoj se nuk mund të kërkoj më shumë nga jeta dhe karriera ime. Prë sa i përket karrierës time, ajo që do të arrij në fushë do të jetë një bonus shtesë për mua. E di që është e vështirë të fitoj ndonjë turne, por do të shijoj dhe argëtohem në çdo ndeshje që do të luaj”, tha Federer.

Për sa i përket familjes, zvicerani shton: “U bëra baba kur isha 28 vjeç, ndaj tani vajzat e mia binjake janë 12 vjeçe dhe dy djemtë e mi binjakë nga 7 vjeç. Kam një jetë të mrekullueshme, nuk mund të ankohem dhe tani kaloj më shumë kohë me familjen dhe miqtë e mi”.

Leave A Comment