Borussia Dortmund ka marrë një fitore të vuajtur, por të rëndësishme në javën e 20-të të Bundesliga-s.
Verdhezinjtë kanë mundur 3-2 në transfertë Hoffenheim dhe kanë shkuar përkohësisht vetëm 3 pikë larg Bayern Munich kryesues.
Një fitore e arritur falë një autogoli të Raum në minutën e 66-të.
Mes protagonistëve të sfidës ka qenë Erling Haaland, autori i golit të parë për miqtë.
Nga momenti i debutimit të tij me Borussia-n, Haaland ka shënuar 56 gola në kampionatin gjerman.
Në pesë kampionatet kryesore të Europës, vetëm Lewandowski (79) ka bërë më mirë se norvegjezi, i cili ka lënë mbrapa Cristiano Ronaldo-n (54).
Erling e ka arritur këtë shifër të frikshme në vetëm 57 ndeshje!