• Home
  • Bundesliga
  • Dortmund kërkon të bindë yllin duke i blerë… vëllanë 16 vjeç

Dortmund kërkon të bindë yllin duke i blerë… vëllanë 16 vjeç

Borussia Dortmund është në qendër të shumë zërave të merkatos. Nëse në qendër të vëmendjes është emri i Erling Haaland, nuk duhet nënvlerësuar as ai i Jude Bellingham, yll i ri anglez që kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane.

Pikërisht për 18-vjeçarin po flitet shumë, me Liverpool që është një skuadër shumë e interesuar me atë. Sipas BBC dhe Football Insider, klubi gjerman mund të ketë gjetur formulën e duhur për ta bindur lojtarin të qëndrojë në Gjermani.

Si? Duke i rritur rrogën dhe duke i blerë vëllanë e vogël Jobe, 16 vjeç. I riu anglez luan aktualisht te Birmingham City U18, por karriera e tij mund të ndryshojë shumë shpejt.

Kjo është lëvizja që po provon të bëjë Dortmund për të neutralizuar sulmet e skuadrave të mëdha të Europës.

Leave A Comment