• Home
  • Bundesliga
  • “Dortmundi po më bën presion”; Zorc i përgjigjet Haaland: I befasuar nga fjalët e tij

“Dortmundi po më bën presion”; Zorc i përgjigjet Haaland: I befasuar nga fjalët e tij

“Dortmundi po më bën presion për të marrë një vendim për sezonin e ardhshëm. Kjo do të thotë se ndoshta duhet të marrin një vendim së shpejti”. Këto deklarata të Erling Braut Haaland, të publikuara ditët e fundit, ende po bëjnë bujë.

I intervistuar nga “Kicker”, drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, iu përgjigj fjalëve të norvegjezit: “Deklaratat e Erling na befasuan, sepse nuk ka afate. Nuk ka pasur as bisedime. Natyrisht, ne duam dhe duhet të flasim me të në një moment të caktuar”.

Leave A Comment