• Home
  • La Liga
  • Drejtori sportiv i Barcelonës: Largimi i Messit nuk na befasoi, ja pse nuk e mbanim dot

Drejtori sportiv i Barcelonës: Largimi i Messit nuk na befasoi, ja pse nuk e mbanim dot

“Fatkeqësisht, largimi i Messit nuk ishte një surprizë”. Gjatë një takimi me studentët, Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës, u rikthye të flasë për lamtumirën e Lionel Messit verën e kaluar, kur ylli argjentinas, tashmë te Paris Saint Germain, kishte përfunduar kontratën me klubin katalanas.

“Ishte realiteti i momentit, – shtoi menaxheri blaugrana, duke saktësuar se Barça nuk mund ta përballonte mbajtjen e “Pleshtit”, i bashkuar sërish me Neymar, nën urdhërat e Pochettino. – Ne vendosëm kështu, sepse klubi është mbi të gjithë, edhe pse humbëm shumë komercialisht”.

Më herët, presidenti Joan Laporta kishte lënë të kuptohej se argjentinasi do të pranonte të luante falas tashmë te Barça. A do ta kishte bërë këtë Leo, nëse do t’i kërkohej? Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka sqaruar: “Siç e shpjegova gjatë lamtumirës, bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar. Kurrë, në asnjë moment, nuk më kërkuan të luaja falas.

Më kërkuan që të shkurtoja rrogën me 50 për qind dhe e bëra pa asnjë problem. Ne ishim në gjendje ta ndihmonim më shumë klubin. Dëshira ime dhe e familjes ishte të qëndronim në Barcelonë. Askush nuk më kërkoi të luaja falas, por në të njëjtën kohë më duket se fjalët e presidentit nuk janë me vend.

Ai më lëndoi, sepse mendoj se nuk kishte nevojë ta thoshte këtë. Është njësoj si të të heq topin dhe të mos marrësh përsipër pasojat e tij. Kjo i bën njerëzit të mendojnë, ose gjeneron një lloj dyshimi që unë mendoj se nuk e meritoj”.

Leave A Comment