• Home
  • Seria A
  • Drejtuesi i klubit të Serie A prek futbollistët, kërkesa e tij rrëqethëse: “Shpëtimi do të më ndihmonte të jetoja!”

Drejtuesi i klubit të Serie A prek futbollistët, kërkesa e tij rrëqethëse: “Shpëtimi do të më ndihmonte të jetoja!”

Salernitana e re e marre nga Danilo Iervolino ka barazuar ndeshjen e saj ‘të parë’ këtë sezon ndaj Spezias.

Ne “Arechi” përfundoi me rezultatin 2-2 ndeshja ndaj Spezias se Rey Manaj.

Për herë të parë në terren të njëmbëdhjetë blerjet e bëra nga Walter Sabatini në merkaton e janarit. Pas humbjeve ndaj Lazios dhe Napolit, u pa realisht Salernitana e re kundër skuadrës së Thiago Motta-s.

Sfida e mbijeteses dhe ajo mundësi 7% e dhënë është e vetmja shpresë e kësaj Salernitana për të qëndruar në Serinë A.

Presidenti Iervolino dhe vetë Sabatini besojnë në të dhe hapi kyç i këtij suksesi është sigurisht ndeshja kundër Genoas.

Drejtori sportiv granata ka dhënë një intervistë gjatë emisionit “Amici Granata”, transmetuar në TV Oggi. Sabatini foli për rastin Bonazzoli, për ardhjen e Perottit dhe mbi të gjitha për një kërkesë që i është bërë skuadrës.

Tashmë gjatë konferencës për shtyp të prezantimit, Walter Sabatini kishte folur për Salernitanën si një mundësi themelore për jetën e tij. Ish-drejtori sportiv ka përjetuar momente të vështira personale dhe kjo mundësi e re i ka dhënë dëshirën për t’u përfshirë pas disa kohësh.

Tani gjatë intervistës së tij të fundit, Sabatini donte t’i bënte një kërkesë rrëqethëse skuadrës. “E pranova Salernon sepse është një betejë që dua ta bëj me të gjithë veten time – tha ai – Shpëtimi i Salernitana-s jo vetëm që do të ishte një shpërblim për karrierën time, por do të më ndihmonte edhe të jetoj”.

Fjalë të forta por domethënëse që emocionojnë ekipin që shpreson t’i japin një gëzim të madh drejtorit të tyre sportiv i cili me blerjet e tij ka arritur të rikthejë entuziazmin dhe dinjitetin në një shesh që e kishte nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sabatini foli edhe për Diego Perottin, qershia mbi tortë në fushatën e tij fantastike të blerjeve…”Nuk e prisja aspak!”.

Leave A Comment