• Home
  • Seria A
  • Dridhet Inter, gati oferta marramendëse 80 milionë euro

Dridhet Inter, gati oferta marramendëse 80 milionë euro

Inter mund të detyrohet të shesë një tjetër yll të skuadrës verën e ardhshme. Pronarët e klubit zikaltër kanë probleme ekonomike për shkak të bllokimit të vendosur nga Qeveria kineze. “Të shitet për të blerë”, urdhri i Suning mbetet në fuqi.

Lojtarët e huaj janë ata që rrezikojnë më shumë, mbi të gjithë Lautaro Martinez, pavarësisht rinovimit të kontratës së tij deri më qershorin e 2026-ës. Aktualisht, argjentinasi është më i paguari (12 milionë euro bruto), në pritje të rinovimit të Marcelo Brozovic.

Megjithatë, nuk përjashtohen nga lista e të larguarve të mundshëm edhe lojtarët italianë. Duke përfshirë edhe Barella-n, favoriti për të trashëguar shiritin e kapitenit nga Samir Handanovic.

Pikërisht mesfushori italian, i cili  sapo ka rinovuar kontratën deri në 2026-ën me rrogën që i ka shkuar në 4.5 milionë euro, ka qenë protagonisti i një lajmi të bujshëm që ka ardhur nga Spanja.

Sipas Elnacional.cat, Ancelotti e ka vënë në krye të listës si pasardhësin e Kroos. Trajner italian e vlerëson shumë Barella-n, të cilin e ka kërkuar që në kohën kur drejtonte Napoli-n. Florentino Perez duket se është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën.

Real Madrid e di mirë se Inter-i nuk ka ndërmend të privohet nga Barella, por duket se do ta bëjë një tentativë. Los Blancos, në fakt, janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për të siguruar Barella-n. Pothuajse dyfishin e shumës që zikaltrit kanë paguar për ta marrë në 2019-ën…

Leave A Comment