• Home
  • La Liga
  • “Dua të luaj deri në 40 vjeç”, Modric: Ja kush janë dy idhujt e mi

“Dua të luaj deri në 40 vjeç”, Modric: Ja kush janë dy idhujt e mi

Luka Modric është akoma një nga mesfushorët më të kompletuar të panoramës së futbollit pavarësisht moshës 36-vjeçare. Lojtari i Real Madrid ka folur në prag të prezantimit të aplikacionit të tij, duke deklaruar se ka dëshirë të luajë deri në moshën 40 vjeç dhe ka zbuluar dy idhujt e tij.

“Nuk e di për sa kohë do të jem në gjendje të luaj. Por mund të jetë deri kur të jem 40 vjeç, pak a shumë. Do të shohim. Ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht dhe jam në klubin më të mirë të botës. Projekte për pas futbollit? Nuk kam menduar akoma për këtë”, ka thënë Modric.

Në lidhje me idhujt e tij:

“Boban është numri një i Krocaisë për mua. Ka qenë shumë e bukur që kam patur mundësinë ta shikoj dhe t’i flas. Totti është i huaji që më ka pëlqyer më shumë. Ka qenë një moment unik të luaja kundër tij dhe të ndërroja fanellën me të.

“Kovacic? Nuk është një lojtar me perspektivë, është një lojtar i formuar tashmë. Ka luajtur në klube të mëdha si Inter-i, Real Madrid-i, dhe tani te Chelsea. Por mund të jetë e ardhmja dhe lideri i kombëtares”.

Leave A Comment