• Home
  • Moto GP
  • Ducati bën ligjin në Valencia, Jorge Martin siguron “pole”, Rossi në “top-10”

Ducati bën ligjin në Valencia, Jorge Martin siguron “pole”, Rossi në “top-10”

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, siguroi “pole position” sot pasdite në pistën Ricardo Tormo, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të madh të Valencia në MotoGP, sfida e fundit sezonale. Martin siguroi “pole” e katërt sezonal, duke dhënë kohën 1’29”936.

Interesant fakti se në vijën e parë të nisjes do të jenë tri motorë Ducati. Në vendin e dytë u klasifikua italiani Francesco Bagnaia me motorin zyrtar të Ducati, ndërsa i treti u rendit australiani Jack Miller, çka tregon se motori italian është superior karshi rivalëve në këtë pistë.

Gjithsesi, vëmendja e tifozëve sot ishte tek piloti italian Valentino Rossi (Yamaha Petronas), që zhvillon garën e fundit në motoGP. Ai u klasifikua i dhjeti, por të gjithë kanë përshëndetur gjatë ikonën e garave të motoçiklizmit, që nuk i zhgënjeu me paraqitjen e tij.

Francezi Fabio Quartararo, kampion i botës i këtij sezoni, u klasifikua i teti me motorin Yamaha dhe do ta nisë garën nga vija e tretë e startit.

Leave A Comment