• Home
  • Moto GP
  • Ducati dominon testet e para në Sepang, Marquez në “top-10”

Ducati dominon testet e para në Sepang, Marquez në “top-10”

Në pistën e Sepang, në Malajzi, janë mbyllur testet e para dimërore në MotoGP, ku morën pjesë të gjithë pilotit. Më i shpejti në pistë ishte italiani Enea Bastianini, që garon me Ducati Gresini Racing. Ai dha kohën 1’58”131, koha më e mirë e këtyre testeve të para, që konfirmuan momentin e mirë që kalon motori italian.

Ducati dominoi edhe garat e fundit të vitit të kaluar. Në vendin e dytë në këto prova u rendit Eleix Espargaro me Aprilia, duke lënë pas Lorge Martin (Ducati) dhe Alex Rins (Suzuki). Vetëm i shtati kampioni i botës në MotoGP, francezi Fabio Quartararo me Yamaha, pas italianit Francesco Bagnaia (Ducati).

Mirë u paraqit në këto teste të para spanjolli Maverick Vinales me Aprilia, duke u klasifikuar i pesti, ndërsa Marc Marquez me Honda, u rendit i teti. Gjithsesi, kohët e pilotëve ishin pranë njër-tjetrit, duke treguar se ky do të jetë një sezon i hapur në MotoGP.

Leave A Comment