• Home
  • Seria A
  • “Duhet respekt”, menaxheri i lojtarit të Inter-it: Zgjedhja e Inzaghi-t, e pakuptueshme

“Duhet respekt”, menaxheri i lojtarit të Inter-it: Zgjedhja e Inzaghi-t, e pakuptueshme

Akoma Samir Handanovic mes shtyllave të Inter-it. Kampionat, Champions League dhe Kupa e Italisë, slloveni nuk lë hapësira për atë ka mbrapa dhe, në këtë rast, të riut Ionut Radu.

Portieri do të largohet nga zikaltrit në fundin e sezonit për shkak të aktivizim të pakët. Konfirmimi ka ardhur nga menaxheri Oscar Damiani, i cili ka folur për RadioSportiva.

“Inzaghi ka zgjedhur të mos e aktivizojë. E respektueshme, nuk gjykoj zgjedhjet e tija, por Radu meritonte të luante në planin njerëzor. Është shumë i zhgënjyer. Priste të luante duke parë se ndeshjen para Kupës së Italisë është zgjedhur si titullar. Erdhi edhe familja nga Rumania për ta parë dhe nuk e ka kuptuar zgjedhjen”, ka shpjeguar Damiani. “E respekton sepse vendos trajneri, por ka mbetur i zhgënjyer”.

Për Handanovic: “Është Champions-i, kampionati, nuk besoj se Handanovic duhet të luajë me çdo kusht çdo ndeshje. Shpresojmë që të mos ndodhë, po nëse dëmtohet çfarë bëhet me Radu? Do t’i thuhet hajde tani se na duhesh? Duhet respekt”.

Në ldhje me të ardhmen e Radu: “Ardhja e Onana? Radu është më i fortë se Onana. Më besoni, kuptoj diçka nga portierët. Kur kam sjellë Dida-n në Itali të gjithë janë tallur me mua, më pas e keni parë se çfarë ka bërë. Po të vijë Onana, Radu do të jetë portieri i tretë? Nuk besoj se Handanovic do të rinovojë.

“Gjërat nuk kanë shkuar si shpresonim. Do të largohet nga Inter-i në fund të sezonit, meritonte një mundësi. Do të bëjë një karrierë të madhe diku tjetër, tifozët e Inter-it do të kujtohen për të ndoshta më vonë. Në Itali? Pse jo, ndoshta edhe te një skuadër më e vogël se Inter-i. Ka shumë gjëra interesante jashtë Italisë, ajo që do ai është një mundësi që tek Inter-i nuk iu dha kurrë”.

Leave A Comment