• Home
  • Teuta
  • Dy largime dhe një rikthim. Teuta zyrtarizon Rudin Hebajn

Dy largime dhe një rikthim. Teuta zyrtarizon Rudin Hebajn

“Lavazh” te kampionët e vendit në fuqi. Teuta është mjaft aktive në merkaton e janarit, në të dyja drejtimet: ardhje dhe dalje. Kështu, ditën e sotme, klubi durrsak ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit shkodran: “KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim.

Lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperiencës te Shkëndija e Tetovës. Sulmesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola”.

Dje, nga ana tjetër, u zyrtarizuan largimet e dy lojtarëve të huaj nga “djemtë e detit”: Bobi Celeski (tri vite me fanellën blu) dhe Pepi Gorgiev.

 

Leave A Comment