• Home
  • Bundesliga
  • E ardhmja e Haaland, Borussia Dortmund merr vendimin për norvegjezin

E ardhmja e Haaland, Borussia Dortmund merr vendimin për norvegjezin

Eling Haaland kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.

E ardhmja e sulmuesit ka shumë mundësi të jetë në Spanjë, ku e duan Barcelona dhe Real Madrid.

Borussia Dortmund është gati të arkëtojë një shumë të madhe për kartonin dhe në këto orë ka bërë të ditur se nuk do ta lërë lojtarin të largohet në merkaton e janarit dhe se do të provojë ta mbajë me çdo kusht.

Ja çfarë ka thënë drejtori ekzekutiv Hans-Joachim Ëatzke për Der Spiegel:

“Haaland nuk do të largohet në janar. Nuk ka mundësi. Kush do të pranonte ta shiste sulmuesin më të mirë europian gjatë merkatos së dimrit kur nuk është e nevojshme? Vitin e ardhshëm do të jetë e vështirë ta mbajmë. Pavarësisht nga kjo duam ta bëjmë dhe do ta provojmë në çdo mënyrë”.

Leave A Comment