• Home
  • Bundesliga
  • E ardhmja e Haaland: “I takon atij të bëjë një lëvizje, jo ne”

E ardhmja e Haaland: “I takon atij të bëjë një lëvizje, jo ne”

Erling Haaland mund të largohet  nga Borussia Dortmund në fundin e këtij sezoni, sipas drejtorit sportiv Michael Zorc.

Klauzola për prishjen e kontratës së parakohshme të norvegjezit me verdhezinjtë do të bjerë në 75 milionë euro në fundin e sezonit 2021/22, gjë që pritet të ndezë garën mes klubeve të interesuar për sulmuesin.

Dortmund ka thënë vazhdimisht se nuk ka dëshirë ta shesë 21-vjeçarin, por Zorc ka pranuar se lojtari mund të largohet nëse paraqitet një ofertë që i kënaq të gjitha palët.

“Ne do të donim që të qëndronte këtu. E dimë se situata mund të ndryshojë nëse krijohen disa kushte të caktuar, por do të flasim me të në javët e ardhshme”, ka thënë Zorc për Sky Sports.

“Ne kemi një kontratë afatgjatë me të, kështu që i pari që duhet të bëjë një lëvizje është ai, jo ne. Për Borussia-n do të ishte shumë mirë nëse ai do të qëndronte”.

Leave A Comment