• Home
  • La Liga
  • E ardhmja e Mbappe, e dhëna e fundit vjen nga një postim i Ramos në Instagram

E ardhmja e Mbappe, e dhëna e fundit vjen nga një postim i Ramos në Instagram

E ardhmja e Kylian Mbappe është akoma argumenti kryesor në Paris. Sulmuesi i PSG-së duket se do të transferohet te Real Madrid verën e ardhshme.

Ai vazhdon të shënojë gola dhe të saktësojë se akoma nuk ka vendosur ënse do të largohet ose do të rinovojë me francezët, por ka disa të dhëna që lënë të kuptohet se vendimi është marrë.

Siç ka shpjeguar AS, edhe një postim i fundit në rrjetet sociale ka shtuar zërat mbi të ardhsmen e sulmuesit. Sergio Ramos, i transferuar verën e kaluar në Francë, ka publikuar një fotografi në Instagram në shoqërinë e disa kolegëve, mes të cilëve ka qenë edhe Mbappe me Keylor Navas.

Për median iberike, në fakt, shumë tifozë e kanë marrë këtë postim të Ramos si një sinjal për kalimin e Mbappe te Real Madrid. Një moment relaksi me dy ish-madrilenë si mbrojtësi dhe portieri mund të ketë vulosur transferimin e Kylian në Madrid.

Leave A Comment