• Home
  • Bundesliga
  • E BUJSHME! BVB i vendos ultimatum Haaland-it për të ardhmen

E BUJSHME! BVB i vendos ultimatum Haaland-it për të ardhmen

“Ultimatum për Erling Haaland: deri në fund të shkurtit duhet t’i komunikojë Borussia Dortmundit se cilat janë synimet e tij në lidhje me të ardhmen profesionale”. Sipas asaj që shkruan ‘Bild’, e cila citon burime shumë pranë klubit të Bundesligës, verdhezinjtë iu kanë bërë të ditur njerëzve të bomberit norvegjez se janë gati për një përpjekje të madhe ekonomiko-financiare për ta zgjatur kontratën që skadon më 30 qershor 2024. Vendosja e kushtit të vetëm nënkupton që klubi të njoftohet menjëherë për dëshirat e lojtarit.

Nëse dëshiron ta ndryshojë fanellën e tij, gjermanët do të donin të kishin disa muaj kohë për të gjetur një zëvendësues, të investonin te një projekt i ri. 21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën aktuale, teksa lakmohet nga shumë klube të mëdha evropiane: Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United. Sikurse dihet, disa javë më parë agjenti i tij Mino Raiola takoi edhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

Leave A Comment