• Home
  • Tenis
  • E bujshme, Djokovic mbërrin në Australi por ndalohet nga policia në aeroport

E bujshme, Djokovic mbërrin në Australi por ndalohet nga policia në aeroport

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, ka mbërritur dy orë më parë në aeroportin e Tullamarine në Melburn, për të marrë pjesë në grand slam të Australian Open, që nis më 17 janar. Sipas të përditshmes australiane “The Age”, tenisti është ndalur në aeroport, pasi ka probleme me dokumentacionin hyrës në këtë shtet.

Për momentin, ai po mbahet në aeroport dhe është në pritje të sqarimit të situatës. Siç dihet, ai u lejua të marrë pjesë në Australian Open edhe pse nuk është vaksinuar (i detyrueshëm për të marrë pjesë në eventet sportive në Australi). Djokovic siguroi një “leje mjekësore” nga shteti i Victoria, por kjo gjë nuk është pëlqyer nga qeveria australiane.

Jaala Pulford, Ministre e Përkohshme e Sportit në shtetin e Victoria, tha: “Qeveria Federale nuk do të ndërhyjë në këtë çështje, duke mos i dhënë suport individual sportistit për të hyrë në Australi. Ne kemi qenë të qartë në dy çështje: Aprovimi i lejeve të kalimit është një çështje e qeverisë federale si dhe lejet mjekësore janë një çështje mjekësore”.

Sipas mediave australiane, tenisti po përpiqet të hyjë në Australi me një leje ku nuk janë të përfshira arsyet e mosvaksinimit (i detyrueshëm ose karantinë 2 javë). Pritet që autoritetet ta lejojnë tenistin të hyjë në Melburn edhe pse për momentin situata është ende e paqartë.

Leave A Comment